Mariçiq: Dëshmuam se jemi në sinergji me Agjendën e gjelbër të BE-së
Shkup, 5 mars – Jemi duke investuar në një të ardhme të sigurt energjetike për vendin përmes investimeve në sistemet fotovoltaike, gazifikimin, parqet e erës, që do të nënkuptojnë cilësi më të mirë jetese, fatura më të ulëta dhe kursim energjie, si dhe mbrojtje të mjedisit, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e 5 Marsit – Ditës Botërore të Efikasitetit Energjetik.
“Dita botërore e efikasitetit energjetik, 5 marsi, në kohën e ndryshimeve të përshpejtuara klimatike në planetin tonë, mbetet një prej temave më të rëndësishme të ditëve të sotme. Vlerësoj se ekziston e ardhme e qëndrueshme për të gjithë ne që jemi të përgatitur ta ndryshojmë dhe përmirësojmë atë që është e keqe për mjedisin jetësor”, thekson Mariçiq.
Ai potencoi se ne dëshmuam se jemi në sinergji me Bashkimin Evropian, duke e mbajtur Agjendën e Gjelbër lartë në listën e prioriteteve, duke i zbatuar masat e Ligjit dhe të Programit për Efikasitet Energjetik.
“Kjo ditë sivjet në botë shënohem me moton “Kursimi i parave, zvogëlimi i ndotjes, krijimi i vendeve të reja të punës”, kritere të vlefshme dhe qëllime në të cilat fuqimisht është e përkushtuar edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shton Mariçiq në publikim.

