Publikohen pamjet brenda centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë pak minuta para granatimit rus
Në Telegram është publikuar videoja nga brendësia e centralit bërthamor Zaporizhzhia, që u filmua pak momente para se të fillonin granatimet ruse dhe më pas marrjes nën kontroll.
Në video dëgjohen porositë e qarta që u adresoheshin forcave ruse, që disa minuta më pas filluan granatimin e centralit bërthamor, por që për fat të mirë nuk shkaktoi një katastrofë tjetër bërthamore.
“Ndalni së qëlluari mbi centralin bërthamor”, ishte porosia që i ishte drejtuar forcave ruse para granatimit të centralit më të madh bërthamor në Evropë.
Ishte intervenimi i ekipeve të zjarrfikësve që shmangën një katastrofë të re bërthamore.
https://cdn.jwplayer.com/players/pNC9jnDS-XTrGlTbj.html

