Mickoski: LSDM e kthen modelin pensional të VMRO-DPMNE-së
Shtip, 5 mars – Me rritjen e paralajmëruar të pensioneve, që prezentohet si njëlloj “modeli zviceran” inovativ, pushteti tani përpiqet ta sanojë atë që para tre vitesh “ua vodhën pensionistëve”, porositi sot nga Shtipi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
“Ky është praktikisht Ligji para vitit 2018, të cilin e pezulluan kur e sollën Ligjin me të cilin ua zvogëluan pensionet pensionistëve dhe tani po përpiqen me truqe t’i prezantojnë “modelet zvicerane”, në të cilat nuk ka asgjë zvicerane”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se ky është modeli që vlente para 21 dhjetorit 2018.
Mickoski tha se VMRO-DPMNE në Kuvend ka shtruar “masë reale për rritjen e standardit të pensionistëve dhe pensioneve”, dhe kjo nuk është pranuar nga pushteti, për tani, sipas tij, përmes disa truqeve të tentojë të prezentojnë ndonjë model zviceran.
Sipas tij, me masën e re nuk ka rritje të pensioneve por kthehet modeli që u pezullua, “pa u kthyer paratë të cilat u janë marrë pensionistëve këto tre vjet e gjysmë”.

