Situata në Ukrainë: Paralajmërohet bisedë mes Erdoganit e Putinit

Presidenti turk, Tayip Erdogan do të bisedojë nesër me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me situatën në Ukrainë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi Ibrahim Kalin në një deklaratë të raportuar nga Reuters.

Kalin tha se Turqia ishte gati të ndihmonte në zgjidhjen e krizës.

Kalin u tha gazetarëve në Stamboll se Turqia po ofronte të presë bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë dhe bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të luftimeve.

Ai përsëriti se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet as me Moskën dhe as me Kievin.