Në vitin 2021 ekonomia kineze ruajti një rimëkëmbje të qëndrueshme
Bazat ekonomike afatgjata të Kinës mbeten të qëndrueshme dhe të pandryshuara, deklaroi Guo Weimin, zëdhënës i Sesionit të pestë të Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, citon “Xinhua”.
Guo tha se në vitin 2021 ekonomia kineze ka ruajtur një rimëkëmbje të qëndrueshme, duke regjistruar një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 8.1% në bazë vjetore.

foto nga VCG
Për më tepër, Guo pranoi se, ndërsa mjedisi i jashtëm është bërë më kompleks dhe i pasigurt, ekonomia përballet me sfida serioze, duke shpjeguar se anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës kanë paraqitur një sërë sugjerimesh për përballimin e presionit të trefishtë që rëndon mbi ekonominë; tkurrjen e kërkesës, goditjen e ofertës dhe dobësimin e pritshmërive.

foto nga VCG
Ai raportoi mbi sugjerimet, duke filluar nga stimulimi i inovacionit teknologjik dhe revolucioni industrial deri te përmirësimi i stabilitetit dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit, te vlerësimi i rreziqeve në kohën e duhur për të stabilizuar pritshmëritë e subjekteve të tregut.

