Policia bën kërdinë, vetëm dje sanksionoi 819 shoferë!

Shkup, 5 mars – Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Si rrjedhojë, janë sanksionuar 819 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

“Prej tyre, 43 vetura kanë lëvizur në shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se sa e lejuara, kurse 9 vetura kanë lëvizur në shpejtësi mbi 70km/h më shumë se sa e lejuara. Më tej, 424 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 395 vetura jashtë vendbanimit”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim, thonë nga MPB dhe apelojnë te pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.