Një shpërthim i madh ndriçon qiellin e Chernihiv në Ukrainë

Një shpërthim i madh ndriçoi qiellin në Chernihiv në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa Rusia po vazhdonte sulmin e saj në qytetin ukrainas.

Sipas medieve të huaja, pamjet – të cilat janë verifikuar nga Associated Press – janë filmuar nga një rus në një ballkon aty pranë.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve në qytet aktualisht është 47 ndërkohë që aktivitetet e shpëtimit duhej të pezulloheshin të enjten për shkak të bombardimeve të forta.

https://www.facebook.com/dmitriy.blaush/videos/493789835579563

Ushtria ruse ka nisur qindra sulme me raketa dhe artileri në qytete dhe zona të tjera anembanë vendit, në një përpjekje të dukshme për të ndërprerë hyrjen e Ukrainës në det.

Ndërsa pushtimi hyn në javën e tij të dytë, një kolonë e madhe e blinduar ruse që kërcënon Kievin mbetet e bllokuar jashtë kryeqytetit.