Mot i vranët dhe i ftohtë me borë dhe shi

Shkup, 5 mars – Moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të borës, ndërsa përgjatë Vardarit me reshje të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të vëllimshme, veçanërisht në orët e natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 7 gradë.

Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut, të cilat gjatë fundit të ditës dhe gjatë natës do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 5 gradë.

DPHM informoi se edhe në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, veçanërisht përgjatë Vardarit ku do të jenë të shiut dhe borës. Gjatë fundjavës reshjet në disa vende do të kenë karakter më të vëllimshëm (lokal mbi 30 l/m2). Në male shtresa e borës dukshëm do të rritet (20 deri 30 cm), ndërsa shtresë e re do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë.