SHBA: Forcat ruse janë 25 kilometra nga Kievi dhe në periferitë e Harkovit dhe Çernihivit

Forcat ruse janë rreth 25 kilometra të distancuara nga qendra e Kievit dhe 10 kilometra nga qendra e Çernihivit dhe Harkovit, deklaroi sonte një funksionar i lartë i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Sipas tij kolona 64-kilometërshe nuk ka arritur progres të dukshëm gjatë fundjavës.

Besojmë se rrëzimi ukrainas i urës kishte ndikim të madh mbi ndërprerjen ose ngadalësimin e lëvizjes së kolonës. Por, ne besojmë se ukrainasit direkt e goditën kolonën, theksoi përfaqësuesi amerikan.

Ai shtoi edhe se armata ruse më mirë po përparon në pjesën jugore të Ukrainës. Luftëra ka edhe në afërsi të qytetit jugor Mikollaev, që është i locuar në veriperëndim të Kersonit.

Sipas tij rusët ende nuk e kanë marrë qytetin jugor Mariupoll, ndërsa në qytet po zhvillohen luftëra të ashpra.