Gugëll ndalon reklamat në Rusi, Majkrosofti me shërbimet dhe prodhimet

Në dritën e situatës së jashtëzakonshme, Gugëlli ndalon me reklamat në Rusi, njoftoi sot kompania e teknologjisë. Ndërkohë, Majkrosofti paralajmëroi ndërprerjen e të gjitha produkteve dhe shërbimeve në Rusi.

Majkrosofti kumtoi se procedura është në përputhje me sanksionet e vendosura nga autoritetet e SHBA-së. Kompania theksoi gjithashtu se ekipi i saj po ndihmonte sigurinë kibernetike të Ukrainës dhe se disa sulme kibernetike ruse në vend ishin ndërprerë, duke përfshirë një sulm kibernetik në një media kombëtare ukrainase.

Hapi i gjigantëve të teknologjisë amerikane vjen pasi Tuiteri dhe Meta njoftuan gjithashtu daljen e tyre nga tregu rus i reklamave. Gugëll dhe Meta kanë ndërmarrë tashmë hapa për të parandaluar mediat shtetërore ruse të vendosin reklama në platformat e tyre përkatëse.

Ndërprerja e reklamave në këto platforma do të çojë në ndërprerjen e pagesave solide për shumë figura publike nga shou biznesi dhe politika ruse,  në JouTube, si Ksenia Sobçak ose gazetari Juri Dud.