Seancë urgjente e KS të KB-së pas sulmit ndaj centralit bërthamor në Ukrainë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë urgjente me rastin e sulmit të mbrëmshëm ndaj centralit bërthamor në Ukrainë nga ana e forcave ruse.

Është paraparë që fjalim të ketë edhe përfaqësuesi i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB).

Seanca e jashtëzakonshme është me kërkesë të kryeministrit britanik, Boris Xhonson dhe shefes së diplomacisë, Liz Tras.