Edukatorja e një kopshti në Shkup akuzohet për dhunë ndaj fëmijës
Pas procedurës së zbatuar paraprakisht, prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup sot ngriti aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Dhunë ndaj fëmijës nga neni 201-a nga kodi penal.
“Më 01.09.2021, e akuzuara – edukatore (48) në kopshtin në Autokomandë ka kryer dhunë fizike ndaj fëmijës së lënë për përkujdesje në objekt. Derisa e ka ndarë drekën për fëmijët në grup, e akuzuara me lugë supe nga metali e ka goditur fëmijën në kokë, duke i shkaktuar lëndim trupor – plagë në kokë”, informojnë nga Prokuroria publike.

