LOE do të ketë tre nënkryetarë të rinj
Shkup, 4 mars – Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), Trajan Angelloski përcaktoi propozim deri te Këshillit Drejtues për zgjedhjen e nënkryetarëve të rinj: Goran Gjorgjievski, kryetar i Odës Agro-Biznes, Orce Simov, kryetar i Odës TKI dhe Tanja Dejanoska, kryetare e Odës për Shëndetësi Private.
Siç informon LOE, ndryshimet për strukturat drejtuese janë pjesë e një procesi më të gjerë të aktiviteteve reformuese për riiorganizim të brendshëm dhe përforcim të kapaciteteve të Lidhjes me qëllim të ndjekjes së trendeve bashkëkohore dhe rrjedhat e veprimit, në drejtim të përfaqësimit më të mirë të interesave të anëtarëve dhe realizim të nevojave të tyre për rritje dhe zhvillim të bizneseve. Nënkryetarët e rinj janë biznesmenë të shquar dhe të dëshmuar dhe të cilët përmes ideve të reja de të freskëta do të japin kontribut në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të reja.
Tre nënkryetarët e rinj vijnë në vendin e nënkryetarëve të tanishëm Dragan Mitkovski, Aleksandar Andreevam Ivica Jakimovski dhe Vladimir Gramatikov, të cilëve u ndërpritet mandati.

