Një kamion i ngarkuar me miell përplaset në pikëpagesën rrugore Shtip-Shkup
Shkup, 4 mars – Në njërën prej pikëpagesave të reja të sapovendosura në autostradën Shtip-Shkup, është përplasur një kamion i ngarkuar me miell, informon Zhurnal.
Siç shihet nga fotografitë më poshtë, mund të vërehet se janë dëmtuar disa kabina.
Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se ekipi i tyre do të kryejë inspektim, shoferi nuk është lënduar por vetëm është shkaktuar dëm material./Zhurnal.mk


