Në Shkup 158 kundërvajtje komunikacioni, 49 për vozitje të shpejtë
Shkup, 4 mars – Në territorin e Qytetit të Shkupit dje u shqiptuan gjithsej 158 masa, mes të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 49 sanksione, 10 masa për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 13 sanksione për vozitje pa patent shofer, kumtoi MPB.
Janë shqiptuar nëntë masa për përdorim të celularit, katër sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit, tre masa për folje jo të atestuara (xhama të zinj), 57 për parkim të parregullt.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojmë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thekson MPB.

