Debat: Sfidat në përfshirjen e personave me pengesa në tregun e punës: Praktika evropiane dhe mundësi nacionale”

Shkup, 4 mars – Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë nikoqir i Grupit të punës 2 – Politikë sociale dhe punësim (Kapitulli 19), e cila do ta mbajë sesionin e dhjetë me temën “Sfidat në përfshirjen e personave me pengesa, në tregun e punës: Praktika evropiane dhe mundësi nacionale”, në organizim të Lëvizjes evropiane, përmes platformës Zum.

Siç paralajmëruan organizatorët, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe koordinatorja nacionale e KNBE – MK dhe profesoreshë në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, Mileva Gjurovska, do të mbajnë fjalime hyrëse në lidhje me temën.

Në debat do të përfshihen ekspertë nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia, profesorë universitar, përfaqësues të Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut dhe të Agjencisë për Punësim, si dhe përfaqësues të sektorit civil.

Projekti Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është platformë për përfshirje të sektorit civil në debate për tema lidhur me procesin e integrimit evropian, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti është financuar nga USAID dhe Agjencia sllovake e Zhvillimit.