Donacion nga mbretëresha britanike Elizabeta për refugjatët nga Ukraina
Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë dha donacion për mbështetje të njerëzve të cilët ikin nga konflikti në Ukrainë, njoftoi koalicioni i organizatave humanitare britanike i cili bëri thirrje për grumbullimin e mjeteve.
“Mirënjohje të madhe te Lartmadhëria e Saj Mbretëresha që vazhdoi ta mbështesë Komitetin për raste urgjente gjatë katastrofave dhe për donacionin bujar në thirrjen humanitare për Ukrainën”, njoftoi koalicioni i organizatave humanitare në Tuiter.
Pallati Bukingham njoftoi se kjo është çështje private dhe refuzoi që të japë çfarëdo lloj hollësisht.

