Ambasada e SHBA-së në Kuba do të lëshojë sërish viza
SHBA-ja do ta rrisë personelin e Ambasadës së saj në Havana dhe do të fillojë me lëshimin e kufizuar të vizave, pas shumë viteve punë me numër të reduktuar të personelit, deklaroi sot kryediplomati i Ambasadës amerikane në Kubë, Timoti Zunjiga Braun.
Administrata e ish-presidentit Donald Tramp e ka zvogëluar stafin në Ambasadën në Havana në vitin 2017 pas incidenteve të pashpjegueshme shëndetësore të personelit dhe familjeve të tyre. Problemet shëndetësore njihen si sindroma e Havanës.
Vizat janë lëshuar në Guajana, por për shumë kubanë shpenzimet e udhëtimit në një vend tjetër për viza janë shumë të larta.

