Kuvendi e miratoi nevojën për sjelljen e Deklaratës për dënimin e sulmeve ushtarake ndaj Ukrainës

Shkup, 3 mars – Me 104 vota “për”, tre “kundër” dhe një “abstenim” në kuadër të seancës së 65-të, Kuvendi pasdite e miratoi Nevojën nga sjellja e Deklaratës për dënimin e sulmeve ushtarake të cilët e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, me procedurë të shkurtuar. Deklarata është në propozim të deputetëve të LDP-së dhe RDM-së, Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin.

Duke e elaboruar nevojën nga miratimi i Deklaratës për dënimin e sulmeve ushtarake ndaj Ukrainës, deputetja e LDP-së, Zajkova, e veshur në ngjyrat e flamurit ukrainas, tha se përmes historisë, njerëzimi ka dëshmuar për shumë luftëra dhe konflikte të brendshme, nga të cilët çmimin e kanë paguar vetëm njerëz të pafajshëm.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i obligoi Komisionin për politikë të jashtme dhe Komisionin ligjvënës juridik të debatojnë për Propozim deklaratën.