Prindërit kërkojnë të ketë grup të punës në MASH për revizion të Konceptit për arsim fillor
Shkup, 3 mars – Të krijohet grup pune nga prindërit në korniza të MASH që në partneritet të zgjidhen problemet e arsimit fillor, ndërsa para se gjithash ato që dalin nga Koncepti i sjellur gjatë muajit mars të vitit të kaluar, që duhet të vlerësohet. Këtë e propozon Nisma Qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” përfaqësues të së cilës sot kishin takim me ministrin e linjës Jeton Shaqiri.
Për nismën e tyre ministri është deklaruar, ndërsa takimi ka qenë konstruktiv, kumtoi pas takimit në MASH Dragana Spasevska përfaqësuese e kësaj nisme qytetare që në Fejsbuk i bashkon prindërit që janë kundër reformave vijuese në arsimin fillor.
Ajo theksoi se kërkesa e tyre që bashkërisht të zgjedhin problemet është detyrë e MASH sipas vendimit që e sjelli Avokati i Popullit pas kërkesës së tyre që u ngritë sipas hetimeve të zbatuara duke përfshitë të gjitha shkollat fillore në shtet.
Sipas propozimit të tyre, grupi i punës së prindërve në partneritet me MASH-in duhet të jenë pjesëmarrës në krijimin e analizave dhe përgatitjeve të propozimeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim fillor dhe të akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e arsimit dhe të loboj për të siguruar mbështetje shoqërore.
Në lidhje me qëndrimin e tyre për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse gjatë mësimit, Spasevska u përgjigj se infektimi përhapet njëjtë si në shkolla ashtu edhe në institucione publike apo restauronte, dhe për këtë tha se duhet të mendohet dhe jemi fer ndaj fëmijëve

