NP “Higjiena komunale” nënshkroi memorandum për bashkëpunim me shkollën “Arseni Jovkov”
Shkup, 3 mars – Ndërmarrja publike Higjiena komunale-Shkup dhe Shkolla e mesme ekonomike dhe juridike e Qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov”, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, në kuadër të të cilit u zotuan për zbatimin e programeve arsimore nëpërmjet realizimit të trajnimeve praktike me çka nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin për së afërmi tërë procesin e punës në Ndërmarrje.
Sipas kumtesës nga ndërmarrja, drejtori i NP Higjiena Komunale, Zuhdi Enuz dhe drejtoresha e shkollës “Arseni Jovkov”, Jovanka Lekovska, në këtë rast konstatuan që në periudhën e ardhshme Ndërmarrja të realizojë aktivitete edukative dhe eko-ligjërata për nxënësit, me qëllim ngritjen e vetëdijes për veprimin e drejtë të mbetjeve, përfitimet e seleksionimit primar të tyre, si dhe për dëmet nga krijimi i deponive të egra.

