Fillon pagesa e ndihmës sociale
Shkup, 3 mars – Sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për shkurt të vitit 2022, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që kanë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin fondet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil nga sot – 03.03.2022.
“Për të shmangur bllokimet para bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi KOVID-19, për shfrytëzuesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, sipas rendit të vendosur alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, sot për ata që mbiemrat fillojnë me A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, X, I, J, K, L, LL dhe nesër për ata që kanë mbiemra që fillojnë me shkronjat M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH, kumtojnë nga MPPS.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton detyrimin për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike prej dy metrash

