Seancë e Këshillit Ekzekutiv e LSDM-së: Po ndërmerren masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve

Shkup, 3 mars – Qeveria me kujdes e ndjek gjendjen në vend dhe jashtë dhe në kohë ndërmerr masa që të ruhet standardi i qytetarëve dhe ekonomisë. Vendi ka sasi të kënaqshme të prodhimeve ushqimore, derivate të naftës në rezervat e mallrave. Me masat e ndërmarra të Qeverisë, nuk pritet një goditje e çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë. Qytetarët duhet të jenë të qetë, si anëtare e NATO-s siguria jonë është e garantuar, informoi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në seancën e mbrëmshme të Këshillit Ekzekutiv të partisë.

Pres qendra e LSDM-së kumtoi se në rend dite të seancës ka qenë gjendja aktuale në vend pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Është biseduar për masat për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë, për parandalim të goditjes së çmimeve dhe përballjen me pasojat nga kriza energjetike globale.

Është konkluduar se për momentin nuk ka nevojë të vihen në funksion rezervat e mallrave, institucionet vazhdojnë me furnizimin e rezervave shtetërore, ndërsa po shqyrtohen edhe nevojat e mundshme të përforcim shtesë të dinamikës së rezervave.
“Banka Qendrore periudhën e kaliar informoi se kursi i devizor i denarit është i qëndrueshëm, ndërsa është e qëndrueshme gjendja edhe me rezervat devizore. Duke e ndjekur gjendjen, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja tashmë po përgatit paketa të reja për ndihmën e qytetarëve dhe ekonomisë, mbi bazë të analizave. Vazhdon marrëveshja sociale, pas rritjes së pagës minimale po punohet në metodologjinë për rritje të re të pensioneve, si dhe ndihmë shtesë të pensionistëve në kushte krize”, theksohet në kumtesën e partisë për seancën e mbrëmshme të KE-së të LSDM-së.
Sipas vendimit të anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv, Darko Kaevski në seancë është zgjedhur zëdhënës i LSDM-së pasi Kostadin Kostadinovi u zgjodh kryetar i Strumicës