GulivEr do të fluturojë dy herë në javë nga Sofja drejt Shkupit dhe anasjelltas
Shkup, 3 mars – Janë ripërtërirë fluturimet në linjën e rregullt ajrore Sofje-Shkup-Sofje. Fluturimi i parë i kompanisë ajrore bullgare GulivEr do të jetë më 26 mars 2022. Kompania ajrore do të ketë fluturime të rregullta në relacionin dy herë në javë, të shtunën dhe të hënën.
“Ripërtëritja e fluturimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është hap i rëndësishëm për përmirësimin e ndërlidhjes transportuese mes dy vendeve. Ky angazhim u ndërmor nga qeveria bullgare dhe tashmë është realizuar falë partneritetit tonë të mirë me kolegun tim nga Maqedonia e Veriut, Bllagoj Boçvarski”, komentoi ministri Nikollaj Shabev, cituar nga qendra e tij për shtyp. Sabev theksoi se po punohet edhe në atë që sa më shpejtë të ndërtohet lidhja hekurudhore mes dy vendeve.
Më 11 shkurt u vendos linja ajrore, Në aeroplan atëherë ishin ministri bullgar i Transportit dhe Lidhjeve, Nikollaj Shabev dhe ministri i Turizmit, Hristo Prodanov. Në emër të Maqedonisë së Veriut, në fluturim ishin të pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe Razmena Duroviq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.

