Nacevska: Nuk ka arsye për panik nga devalvimi i denarit

Shkup, 3 mars – Sektori bankar është stabil dhe nuk ka shenja të tërheqjes së depozitave në kontekst të krizës ruso-ukrainase, përkundrazi, ato shënojnë rritje. Denari dhe sektori bankar janë stabil, ndërsa mu denari është spiranca e stabilitetit të ekonomisë sonë dhe nuk ka nevojë nga devalvimi, në të vërtetë Banka popullore (BP) disponon me instrumentarium të gjerë për mbrojtje të stabilitetit të denarit, nga i cili më i rëndësishmi është niveli i lartë dhe stabil i rezervave devizore, porositi sot zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska.

“Shkak për panik nga devalvimi i denarit, me të vërtetë nuk ka. Ne disponojmë me nivel të mjaftueshëm të rezervave devizore që ta mbrojmë kursin e denarit, siç e bëjmë këtë përgjatë tërë këtyre viteve dhe siç kemi arritur deri më tani ta mbrojmë me sukses vlerën e tij”, tha zëvendësguvernatorja Nacevska në emisionin “Brifingu i mëngjesit”.

Në pyetjen për spekulime për tërheqjen e kursimeve nga bankat, ajo theksoi se nuk ka indikacione për tërheqje, përkundrazi ato rriten edhe më tej. Megjithatë, shtoi se çdoherë do të ekzistojë një grup i vogël i deponentëve, të cilët gjatë çfarëdo lloj sinjalesh të krizave – reagojnë, por shpejtë pas shqyrtimit të gjendjeve – se stabiliteti makroekonomik është këtu dhe se kursi është stabil, i kthejnë mjetet në sektorin bankar.

Nacevska theksoi se ndërlidhja e drejtpërdrejtë tregtare dhe financiare me Rusinë dhe Ukrainën është shumë e vogël dhe prandaj efekte të drejtpërdrejta ndaj ekonomisë sonë nuk ka dhe nuk priten.

“Për krahasim, filiali i ‘Sperbank’ në BeH urdhëroi të ndërmerren masa intensive nga ana e autoriteteve boshnjake, dhe tashmë po ndërmerren masa nga ana e rregullatorit. E njejta gjë është edhe në Slloveni. Ne nuk kemi situatë të tillë, që është mirë, sepse deponentët të cilët i ruajnë mjetet e tyre atje do të kishin qenë të shqetësuar dhe do të kishim pasqyrë të pakëndshme, siç është në ato shtete”, theksoi Nacevska.

Ajo megjithatë theksoi se ka rreziqe nga efektet indirekte, të cilat vijnë nga sanksionet të cilat po ndërmerren nga ana e BE-së dhe fuqive të tjera ekonomike, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, e madje edhe Zvicra ndaj Rusisë, por edhe kundërsanksionet nga ana e Rusisë. Ata, siç tha, krijojnë paqartësi dhe ndryshim ditor të ngjarjeve në tregjet financiare dhe në tregjet botërore të prodhimeve primare, për ç’shkak, potencoi, në këtë moment rreziku është më i madh të dilet me çfarëdo lloj projeksionesh për efektin ndaj ekonomisë sonë.