Çmimi i naftës tejkaloi 115 dollarë

Shkup, 3 mars – Në bursat aziatike sot u rritën çmimet e aksioneve, sepse investuesit u inkurajuan nga rikuperimi i Uollstritit. Çmimi i naftës për barel, në tregun londinez, pas më shumë se shtatë viteve, tejkaloi 115 dollarë.

Indeksi i bursës në Australi “kërceu”, falë rritjes së çmimeve të aksioneve të kompanive të mëdha të minierave. Shkaku është që, krahas çmimit të naftës, rriten edhe ato të lëndëve të tjera të para.

Nga ana tjetër, të dhënat që tregojnë ngadalësim të rritjes së ekonomisë kineze, patën ndikim negativ ndaj bursës në Shangai.

Edhe krahas ngritjes së djeshme në Uollstrit, në bursat aziatike, megjithatë, është tregtuar me kujdes. Investuesit i ndjekin lajmet për sulmet e ushtarëve rusë ndaj qyteteve ukrainase.

Njëkohësisht, investuesit vlerësojnë se si vazhdimi i luftës në Ukrainë, si dhe sanksionet e Perëndimit kundër Ukrainës, mund të ndikojnë ndaj tregjeve financiare dhe ekonomisë globale.

Çmimi i naftës vazhdoi të rritet shpejtë, duke pasur parasysh atë që tregtarët druajnë se në muajt e ardhshëm do të shënojë rënie dërgesa e “arit të zi” nga Rusia, për shkak të sanksioneve nga Perëndimi, si dhe tërheqja e kompanive perëndimore të naftës nga ky shtet.

Për barel, çmimi i tregut londinez u rrit për 3.09 për qind, në 116.42 dollarë. Në një moment arriti edhe në 118.22 dollarë, rekord më i ri i lartë për më shumë se shtatë vite.

Në tregun amerikan ndërkaq, u shtrenjtua për 2.43 për qind, në 113.30 dollarë.

“Rreth 30 për qind e importit evropian të gazit dhe naftës, arrin nga Rusia, ndërsa vendi përbën përafërsisht 11 për qind të prodhimit botëror të naftës. Thënë shkurtimisht, investuesit druajnë nga goditja e stagflacionit”, pohon Shejn Oliver, strateg në fondin AMP.

Në tregjet valutore, vlera e dollarit në raport me valutat e tjera shënoi rritje.

Indeksi i dollarit, që e tregon vlerën e valutës amerikane. në raport me gjashtë valutat e tjera kryesore të botës, sillet rreth 97,50 pikë. Dje në të njejtën kohë, ishte 97.43 pikë.

Njëkohësisht, kursi i dollarit në raport me valutën japoneze, shënoi rritje nga 115.05 dje në 115.65 jenë.

Valuta amerikane shënoi rritje edhe në raport me atë evropiane. Çmimi i euros “rrëshqiti” në 1.1110 dollarë, për dallim na dje në të njejtën kohë, kur ishte 1,1115 dollarë.

Kursi i euros lëvizë afër niveleve më të ulëta nga maji i vitit 2020.