Kina nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës

Kina nuk do t’i bashkohet sanksioneve financiare të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja kundër Rusisë, njoftoi sot Komisioni rregullativ i bankave të Kinës.

Kryetari i Komisionit rregullator kinez të bankave dhe sigurimeve, Guo Shuking tha se Pekini zyrtar është kundër vendosjes së sanksioneve.

“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse,” tha Guo në një konferencë për media.

Ai shtoi se Kina nuk i miraton sanksionet financiare, veçanërisht ato të vendosura në mënyrë të njëanshme, “sepse ato nuk kanë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira“