Asamblea e përgjithshme e KB-së miratoi rezolutë për agresionin rus ndaj Ukrainës
Asamblea e përgjithshme e KB-së miratoi rezolutë, me të cilën shprehet keqaerdhja më e thellë për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe kërkohet që Rusia menjëherë të ndërpret me kërcënimet dhe të shfrytëzojë forcë kundër Ukrainës dhe urgjentisht, tërësisht dhe pakushtimisht t’i tërheq forcat e saj ushtarake nga territori ndërkombëtarisht i njohur i Ukrainës.
Rezoluta u miratua me 141 vota “për”, pesë “kundër” dhe 35 të përmbajtur.
Rezoluta e miratuar e konfirmon përkushtimin e Ukrainës për sovranitet, pavarësi, unitet dhe integritet territorial në kufijtë e saj ndërkombëtarisht të njohura.
Shprehet edhe keqardhje për vendimin e Rusisë lidhur me statusin e rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Lugansk, me kërkesë që Moska menjëherë dhe pakushtimisht ta shfuqizojë atë vendim.
Bëhet thirrje për zgjidhje urgjente dhe të qetë të konfliktit përmes dialogut politik, negociatave, ndërmjetësimit dhe mjeteve tjera të qeta, si dhe respektimin e marrëveshjes nga Minsku.
Në të theksohet keqardhje që përmes involvimit të Bjellorusisë në përdorimin joligjor të forcës kundër Ukrainës dhe i bëhet thirrje Minskut që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare.

