Milevski – Bërnz: E papranueshme që në shekullin e 21-të të zgjidhen çështjet me luft

Shkup, 2 mars – Ministri i Vetadministrimit Lokal, Goran Milevski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz.

Në takim ai ka shprehur brengosje për ngjarjet në Ukrainë, por edhe pritje se Deklarata për përkrahje të këtij vendi do të ketë mbështetje të parezervë në Parlament.

“Përkrahja e tërësishme e SHBA-së për vlerat demokratike për ne është shumë e rëndësishme, e papranueshme është që në shekullin 21, çështjet të zgjidhen me luftë, kjo është kohë kur duhet të punojmë në zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të shteteve tona dhe të integrimit tonë në BE”, tha Milevski.

Ai në takimin e informoi ambasadoren për çështjet prioritare për zhvillim të komunave . Theksoi se po thellohet decentralizimi fiskal dhe se prioritet është decentralizimi institucional dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale.

Milevski e theksoi përkrahjen që USAID e siguron në procesin e decentralizimit fiskal përmes përforcimit të kapaciteteve të komunave për menaxhim transparent me financat publike.

Ambasadorja Bërnz ka shprehur përkrahje dhe shpresë se reformat do të vazhdojnë me intensitet edhe më të lartë, në interes të qytetarëve. Në atë kontekst e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi mes autoriteteve qendrore dhe lokale dhe e ka përshëndetur iniciativën e Ministrisë së Vetadministrimit Lokal për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të kryetarëve të komunave nga vendi me kolegët  e tyre nga vendet fqinje, si dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“E çmojmë përkrahjen e juaj për Ukrainën, angazhimin për respektimin e së drejtës dhe të vlerave demokratike, uniteti i jonë transatlantik dhe vendosshmëria janë mënyrë më efektive që t’i përgjigjemi agresionit. Ne jemi të përkushtuar në diplomacinë, rruga diplomatike e siguron zgjedhjen e vetme të përhershme, në interes të popujve dhe të demokracisë”, tha në takimin ambasadorja Bërnz.