Qeveria e solli Strategjinë kombëtare për menaxhim të integruar kufitar
Shkup, 2 mars – Qeveria sot në seancë e solli Strategjinë kombëtare për menaxhim të integruar kufitar 2021-2025, me Plan të veprimit për implementim 2022-2025.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Strategjia kombëtare dhe Plani i veprimit janë kushtëzuar me kornizën ekzistuese strategjike kombëtare dhe dokumentet strategjike bazë, me theks në Programin për punën e Qeverisë 2021-2024 dhe janë në funksion të realizimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të procesit të aderimit drejt BE-së.
“Qëllimi kryesor i kësaj Strategjie është arritja e kufijve të sigurt dhe të hapur për rrjedhë të shpejtë dhe të sigurt të udhëtarëve dhe mallrave dhe për shuarje efikase të aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare deri në nivel i cili nuk do të paraqesë kërcënim për sigurinë kufitare dhe për sigurinë e qytetarëve”, informon Qeveria.

