Kurti: Putini dëshiron destabilizimin e Ballkanit
Kryeministri i Kosovës akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se është një lider “despotik” dhe se dëshiron “ta kthejë luftën hibride në luftë”.
Duke folur për transmetuesin e Mbretërisë së Bashkuar Sky ndërsa ishte në Londër, Albin Kurti akuzoi Putinin se dëshiron të “destabilizojë Ballkanin”.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës ka qenë e qartë se është aleate me NATO-n dhe po kërkon anëtarësimin në aleancë
“Mendoj se këtë e kemi parë tashmë në Ballkan, në Kosovë në pranverën e vitit 1999, kur 860,000 shqiptarë nga Kosova u dëbuan në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, u bënë qindra masakra. 12,000 civilë janë vrarë, civilë të paarmatosur. Dhe në të njëjtën kohë, 20 mijë gra janë dhunuar. Ne e shohim tani këtë pushtim rus, agresion ushtarak, që çdo lider institucional, çdo politikan evropian dhe botëror duhet ta dënojë ashpër, qartë. Dhe në këtë mënyrë, ne të gjithë duhet të tregojmë solidaritetin tonë dhe të admirojmë me guximin dhe luftën çlirimtare të popullit ukrainas. Ballkani nuk është i imunizuar nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan, ne kemi një vend që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse, e cila nuk u bashkua me BE-në për të dënuar pushtimin rus. Dhe kjo është Serbia, fqinji ynë i parë. Ai dëshiron të destabilizojë Ballkanin. Prandaj i thotë këto gjëra të rreme. Nuk ka qytetarë kosovarë që duan të luftojnë në Donbas. Është Rusia ajo që aneksoi Donbasin dhe Krimenë. Të mos harrojmë se presidenti Putin erdhi në pushtet si kryeministër i Federatës Ruse vetëm dy muaj pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe më pas ai aneksoi Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë në Gjeorgji në të njëjtin vit, disa muaj pasi ne shpallëm pavarësinë. më 17 shkurt 2008. Presidenti Putin e përmendte Kosovën të paktën një herë në muaj, dhe tani po e bën çdo javë sepse thjesht e urren NATO-n, urren Perëndimin”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës./ Alsat.mk

