Pa ujë sot disa pjesë të Shkupit

Shkup, 2 mars – Pa ujë sot nga ora 08:00 janë pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Koce Metalec”, nga numri 1 deri në numrin 13 dhe nga numri 2 në numrin 82 dhe një pjesë e rrugës “Dushan Taskoviq”, duke përfshirë Remedika dhe Poliklinikën Zhelezara.

Siç informojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërrimit të mbyllësit në rrugën “Koce Metalec” 13.

Për shkak të ndërtimit të lidhjes së ujësjellësit në rrugën “Kosta Novakoviq” pa numër sot nga ora 9:00, ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit e kësaj rruge, një pjesë e “23 Tetori” dhe një pjesë e “Pandil Shishkov”.

Për shkak të defektit të gypit lidhës 6/4 në rrugën “Vladimir Polezhinovski” 24, sot nga ora 9 ndërprerje të furnizimit me ujë kanë një pjesë e shfrytëzuesve të të njëjtës rrugë.

Ndërprerje në furnizimin me ujë sot nfa ora 9 do të kenë disa prejshfrytëzuesve të rrugës “Albert Staniq”, “Vojdan Çernodrinski”, “Ismail Kadare”. Ndërprerja është për shkak të kyçjes së rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Albert Staniq” 35 në lagjen Çair.

Furnizimi me ujë i banorëve në të gjitha lokacionet do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” njofton se për shkak të rikonstruksionit të PS Vodno në periudhën nga ora 22:00 e datës 02.03.2022 deri në orën 07:00 të datës 03.03.2022, do të kryhet rikonstruimi i pjesës thithëse të stacionit të pompimit dhe pastrimit të rezervuarit Vodno. Për shkak të këtij intervenimi teknik, ekziston mundësia e ndërprerjes së furnizimit me ujë në intervalin e treguar kohor në një pjesë të vendbanimit Vodno dhe në klinikat për hematologji dhe transfuziologji.