Debat publik për draft-ligjin për ujëra
Shkup, 2 mars – Debat publik për Draft-ligjin për ujëra është caktuar për sot në orën 15:00 në Klubin e deputetëve në Shkup, ndërsa të interesuarit do të mund të bashkangjiten edhe përmes platformës ZOOM.
Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ujëra është i qasshëm për komente dhe vërejtjes nga 14 shkurti deri më 15 mars të këtij viti, ndërsa për shkak të përfshirjes së madhe të opinionit dhe shkallës së lartë të transparencës, debati publik është organizuar me mbështetje të fushatës për përfaqësim dhe lobim, që e zbaton Instituti për studime komunikuese.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka filluar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujëra për shkak të zbatimit më të lehtë dhe më efikas të dispozitave në ligj, plotësimet e procedurave për dhënie të lejeve për përdorimin e ligjit të ujit, ndryshimi i procedurës për mbrojtje dhe përmirësimi i regjimit të ujërave me heqjen e rërës, gurit dhe zhavorit nga shtrati dhe brigjet e sipërfaqeve të ujit dhe sigurimi i transparencës më të madhe në procedurën për ndarje të koncesioneve për shfrytëzim të ujit.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për ujëra kanë për qëllim të sigurojnë, mbrojtje, ruajtje dhe përmirësim të resurseve të ujit përmes shfrytëzimit racional dhe të qëndrueshëm të ujërave, e cila do të sigurohet me procedura qartë të definuara për shfrytëzim të ujërave dhe mbrojtje të regjimit të ujërave.

