Putinit i pengon edhe raportimi i drejtë, kërcënon me mbyllje dy media ruse të pavarura – ua ndalë transmetimin

Një radio stacioni rus i është ndërprerë transmetimi, pasi autoritetet ruse e kërcënuan me mbyllje për shkak të raportimeve të pavarura që i kanë bërë gazetarët e saj për invazionin rus në Ukrainë.

Kjo lëvizje kundër Echo Mskvy, një prej radio stacioneve më të vjetra ruse dhe kritike e ashpër e Kremlinit, vjen në kohën kur po rritet presioni mbi pavarësinë mediale në Rusi, ku Kremlini vazhdimisht i kontrollon dhe ua mohon të drejtën të raportojnë realitetin.

Një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, zyrtarët rusë kërcënuan median e pavarur me mbyllje, nëse vazhdojnë të raportojnë për humbjet që po i shkaktohen rusëve në luftën e Ukrainës.

Zyrtarët rusë gjithashtu kanë kërcënuar me mbyllje të Dozhd, një prej televizioneve të pakta ruse të pavarura. Zyra e Kryeprokurorit po akuzon këto dy media për shpërndarje të aktiviteteve ekstremiste dhe informacione të “rreme sa i përket agresionit rus në Ukrainë”.