476 raste të reja me Covid, vdesin 17 pacientë, shërohen 524

Shkup, 1 mars – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2781 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 476 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.

Më së shumti të infektuar ka në Shkup – 270, më pas në Prilep 25, Kumanovë 24, Manastir 21, Kavadar dhe Kërçovë nga 18, Gjevgjeli 16, Veles 13, Tetovë 12, Gostivar 9, Negotinë 8, Ohër 7, Strugë dhe Kriva Pallankë nga 5, Koçan 4, Radovish dhe Kratovë nga 3, Strumicë, Berovë, Bogdanc, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 2, ndërsa në Resnje, Dibër, Probishtip, Krushevë dhe Makedonska Kamenicë nga 1.

Ndërkohë janë regjistruar 524 pacientë të shëruar dhe 17 pacientë të vdekur.

Rastet aktive për momentin janë 3431.//Zhurnal.mk