Petrovska: Vendim për dërgimin e trupave tona në Ukrainë nuk ka dhe nuk do të ketë

Shkup, 1 mars – Vendim për dërgimin e trupave tona në Ukrainë nuk ka dhe nuk do të ketë. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe ne si vend anëtar do t’i respektojmë dhe zbatojmë të gjitha vendimet e marra në kuadër të Aleancës, sepse jemi pjesë integrale e procesit të vendimmarrjes.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot pas shënimit të Ditës së Batalionit të Forcave Speciale të Armatës në kazermën “Ilinden” të Shkupit. Ajo shtoi se deri më tani vendi i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja.

Lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën, ministrja Petrovska sqaroi se bëhet fjalë për pajisje dhe armatim ushtarak në përputhje me kërkesat e autoriteteve ukrainase.

“Kërkesa e tyre ndaj nesh ishte e klasifikuar dhe për këtë vendimi ynë është ende i klasifikuar. Mirëpo, ne konsideruam se si akt i transparencës, meriton të informohet opinioni se kemi marrë një vendim të tillë dhe për këtë e kemi dhënë atë informacion të shkurtër se kemi marrë vendim për ndihmë ushtarake për Ukrainën”, tha Petrovska.

E pyetur nga gazetarët për ndihmën ushtarake, Petrovska theksoi se ajo është në përputhje me kapacitetet që kemi dhe në përputhje me kërkesat e palës ukrainase. Ministrja theksoi se opinioni duhet ta dijë se ky donacion nuk e zvogëlon kapacitetin dhe armatimin e Ushtrisë sonë.

“Lista që u dërgua praktikisht u dërgohet të gjithë aleatëve dhe është shumë e madhe, përmban shumë artikuj të profileve të ndryshme. Atë që kemi mundur të takojmë, e kemi bërë absolutisht”, sqaroi ministrja e Mbrojtjes.

E pyetur nëse po përgatitemi nëse është e nevojshme për pritjen e refugjatëve nga Ukraina, Petrovska tha se ministritë janë udhëzuar që t’i shqyrtojnë kapacitetet që janë në posedim dhe në dispozicion të tyre, sa janë funksionale dhe nëse mund të vihen në dispozicion.

Ajo bëri të ditur se Qeveria së shpejti do të dalë me informacion më të detajuar se çfarë objektesh do të vihen në dispozicion për akomodimin e mundshëm të refugjatëve.

“Kemi parasysh që në një agresion të tillë ushtarak presim që të ketë një valë të madhe refugjatësh. Rruga e saktë e lëvizjes së qytetarëve që ikin nga pikat e luftës nuk po lëviz për momentin drejt vendit tonë. Por, absolutisht si shtet që është pjesë e NATO-s dhe tashmë kemi deklaruar se jemi solidarizuar me zhvillimet, do të ofrojmë kapacitete në kuadër të mundësive tona”, tha Petrovska.

Sipas saj, do të shfrytëzoheshin kapacitetet që janë shfrytëzuar, ndërsa janë në pronësi të MB-së, edhe në krizat e mëparshme të refugjatëve, si dhe në krizën KOVID. Ato tashmë janë në fazën e kontrollit, në çfarë gjendje janë dhe nëse mund të vihen në funksion.

Lidhur me ndalesën e transmetimit të disa mediave ruse, ministrja Petrovska përsëriti se ne jemi pjesë e vendimit të përgjithshëm të marrë në kuadër të zbatimit të sanksioneve të plota ndaj Federatës Ruse, sepse aleatët dhe vendet e tjera jashtë aleancës besojnë se është një çështje agresioni ushtarak, i cili në këto kushte është i papranueshëm dhe për shkak se ka një shkelje enorme si të ligjit njerëzor ashtu edhe atij ndërkombëtar. Prandaj, tha Petrovska, janë edhe sanksionet që po i vendosim.