Buçkovski: Gjatë luftës së 2001-it, Ukraina na ndihmoi më tepër se sa Rusia
Shkup, 1 mars – Profesori Vllado Buçkovski sot në UTrinski Brifing deklaroi se nuk pret deeskalim të situatës në Ukrainë, por përkundrazi, edhe pse në Ukrainë u pa një kolonë e madhe e automjeteve ruse të cilat ishin nisur për në Kiev, informon Zhurnal.
Putin dje tha se në bisedë me Makron ka kërkuar status neutral të Ukrainës, kërkon demilitarizimin dhe denacifikimin, duke haruar se Zelenski është hebre familja e të cilët ka patur viktima në luftën kundër fashizmit. Mirë është që ne treguam se aleanca me NATO-n është aq e rëndësishme dhe solidarizohemi me ndihmën për Ukrainën, thotë Buçkovski.
Profesori shprehet se ndikimi i Rusisë në Maqedoni është minore, por jo e parëndësishme.
“Me rëndësi është çfarë do të ndodhë në Bullgari ku Rusia ka ndikim më të madh në Ballkan pas Serbisë. Vjen periudhë interesante të distancimit të miqve të Putinit nga ai. Maqedonia duhet realisht të vazhdojë të ndërojë bashkim mes opozitës dhe pushtetit. Për ne kur ishte më vështirë në vitin 2001, Rusia fare pak na ndihmoi ndërsa Ukraina na ndihmoi maksimalisht dhe këtë nuk guxojmë ta harojmë”, tha Buçkovski.//Zhurnal.mk

