Paga e shkurtit më e madhe për 1000 pjesëtarë të MPB-së

Shkup, 1 mars – Mbi 1000 pjesëtarë të MPB-së për muajin janar do të marrin kompensim për kujdestari shtëpiake, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili shton se gjithsej për 1008 kolegë të MPB-së do të paguhen 1.400.000 denarë.

“Paga e janarit do të realizohet bashkë me pagën e muajit shkurt. Me marrëveshjen e re kolektive mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sindikatës së policisë bashkë kemi shkruar histori në sindikalizmin e RMV-së dhe kemi konfirmuar sloganin e SPM dhe MPB se vetëm përmes dialogut arrihet deri te zgjidhja e duhur”, ka shkruar Spasovski.

Njëherësh, ministri ka thënë se udhëheqësia e MPB-së e ka realizuar qëllimin të cilin e kishte vendosur më 2017.

“Përmirësim cilësor i të gjitha standardeve sociale, profesionale dhe normative, e domosdoshme për përmirësimin e kushteve për punë të të punësuarve. Vazhdojmë me krijimin e kushteve më të mira për policinë dhe shërbime më të mira ndaj qytetarëve”, thekson Spasovski.