Lajm i mirë për maturantët: Pas dy viteve pauzë, sivjet do të festohet nata e maturës,

Shkup, 28 shkurt – Projekti “Shkollat e Qytetit të Shkupit me dyer të hapura për universitetet dhe fakultetet për promovimin e programeve të tyre studimore” është mundësi e shkëlqyeshme që t’u ndihmohet maturantëve në përcaktimin e tyre profesional dhe përzgjedhjen e programeve studimore, tha sot në Utrinski Brifing Gordana Petkovska, nga Lidhja e Nxënësve të Shkollave të Mesme të Maqedonisë, transmeton Zhuranl.

Ajo shpreson se bashkëpunimi mes universiteteve dhe shkollave të mesme do të jep fryte dhe të rinjtë të mund të përzgjedhin profesionin e tyre.

Maturantët sivjet maturën shtetërore do ta japin sipas modelit të vjetshëm. Do të testohen për dy lëndë eksterne dhe dy interne, si dhe do të përgatitin një detyrë projektuese e cila mbrohet në nivel intern.

Ajo që është e re sivjet është se pas dy viteve pauzë, do të lejohet festimi i natës së maturës. Gjithsesi, do të tentohet që të mos ketë festime edhe nëpër shkolla.//Zhurnal.mk