Forum rajonal “Ndikimi i Kovid-19 ndaj ekonomisë, me fokus të posaçëm në ekonominë sociale”

Shkup, 28 shkurt – Forum rajonal “Ndikimi i Kovid-19 ndaj ekonomisë, me fokus të posaçëm në ekonominë sociale” do të mbahet sot onlajn në platformën ZOOM.

“Ekspertë nga vendi dhe nga rajoni do të flasin për gjendjen aktuale me ndikim të Kovid-19 ndaj ekonomisë, posaçërisht ndaj ekonomisë sociale dhe mënyrave se si disa vende të caktuara përballen me të. Ata do të flasin edhe funksionimin e koordinimit mes sektorëve, ndërsa në fund do të propozojnë rekomandime për politikat për ulje të efekteve socio-ekonomike nga Kovid-19”, kumtoi Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Forumi është pjesë e projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe përgjigje në nivel të politikave në kohë krize” që e zbatojnë Partners Albania për ndryshime dhe zhvillim, QMBN, Qendra për nisma qytetare, Qendra për zhvillim të organizatave joqeveritare, Nisma qytetare dhe Fondacioni për shoqëri të hapur në Kosovë.

“Projekti është financuar nga Ballkan trast for demokrasi (Balkan Trust for Democracy), projekt i Xherman marshall fond i SHBA-së dhe USAID (German Marshall Fund of the United States), thuhet në kumtesë.