E mrekullueshme – Ramiz Brahimaj triumfon në UFC për dy minuta
Ylli nga Kosova, Ramiz Brahimaj ka marrë një fitore të madhe në UFC.
Boksieri i madh kosovar, triumfoi ndaj Michael Gillmore në kuadër të “UFC Vegas 49”.
Brahimaj e nisi furishëm këtë betejë qysh nga fillimi, ndërsa për vetëm dy minuta bëri që kundërshtari ta dorëzojë betejën.
Pas një kapje maestrale, Brahimaj e kapi për fyti kundërshtarin duke mos e lejuar që të lëviz, derisa e dorëzoi ndeshjen.
Ndërkohë, kjo është përballja e katërt e Brahimaj në UFC, ku ka regjistruar dy fitore dhe dy humbje.

