Mediat ukrainase: Bjellorusia po përgatit një sulm ajror në Ukrainë!

Bjellorusia po përgatit një sulm ajror në Ukrainë, kështu shkruajnë mediat ukrainase.

Sipas tyre, burime të besuara të gazetarëve të opozitës bjelloruse informojnë se njësitë e forcave speciale bjelloruse po përgatisin sulme ndaj Kievit dhe Zhytomyrit.

Sipas mediave ukrainase, Bjellorusia po fillon një pushtim të Ukrainës me forcat e veta.Bjellorusia e kishte sulmuar sot tashmë Ukrainën: ajo lëshoi një raketë nga territori i Bjellorusisë nga avioni TU-22 në Kiev – raportoi shefi i ushtrisë Zaluzhnyi.

Qendra e Ukrainës për Strategjitë e Mbrojtjes konfirmon informacionin e gazetarëve të opozitës bjelloruse se Lukashenka do t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës .