Zelensky fton të huajt të luftojnë ‘kriminelët rusë të luftës’
Presidenti i Ukrainës lëshoi një apel për luftëtarët jashtë vendit për të krijuar një “legjion të huaj” në Ukrainë
Përmes një thirrjeje në rrjetet sociale, Zelensky ftoi këdo që të vijë dhe të luftojë “krah për krah” me ukrainasit, shkruan BBC.
Në postim thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë. Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës”.
Një postim më i detajuar thotë se shtetasit e huaj lejohen ligjërisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës dhe se një divizion i veçantë luftëtarësh po formohet, i quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës”.
Udhëheqësi i Ukrainës ka theksuar më parë se si vendi i tij është lënë vetëm. Aleatët perëndimorë kanë dërguar armë dhe municione por nuk kanë ndërhyrë në këtë konflikt duke qenë se Ukraina nuk është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s.

