VMRO kërkon në Kuvend të votohet deklaratë për mbrojtje të integritetit të Ukrainës

Shkup, 27 shkurt – VMRO-DPMNE bën thirrje deri te të gjitha partitë politike të votohet në Kuvend deklarata për paqe dhe mbrojtje të integritetit të Ukrainës. Ukraina siç thonë, është shtet sovran dhe i pavarur dhe nuk guxojmë të lejojmë të shkatërrohet sovraniteti dhe integriteti teritorial, informon Zhurnal.

“Në shekullin 21 nuk lejohen veprimet luftarake, ndërsa paqja dhe diplomacia duhet të jenë në vend të parë. E palejueshme është të shkelen principet bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit demokratik”, shprehen nga kjo parti.

Nga VMRO gjithashtu shtojnë se edhe Maqedonia ka kaluar dhe kalon nëpër situata të ndryshme, ndërsa për momentin po përballet me mohimin e rrënjëve kombëtare. Siç shprehen nga VMRO, Maqedonia është ndërtuar nga prushi për të drejtat e njeriut, nga lufta për shtet i lirë, i pavarur dhe sovran dhe pikërisht për këtë duhet të ndalemi në anën e Ukrainës.

“Në këto kohë të vështira duhet si komb të bashkohemi dhe të sjellim këtë deklrataë, por njëherit të votojmë edhe deklaratën për veprat e Goce Dellçev të cilën e propozuam. Goce Dellçev është simboli, shtylla dhe ideologu i historisë bashkëkohore maqedonase, themeli i identitetit bashkëkohor maqedonas dhe ideja për shtet të pavarur dhe të lirë.

Për këtë, duhet dy deklaratat ti votojmë së bashku sepse kjo është diçka që në emër të të gjithë luftrave tona e kemi borxh si gjest simbolik dhe dëshirë të sinqertë si popull me historinë e saj të lirisë dhe luftës për drejtësi”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk