Në territorin e Shkupit dje janë shqiptuar 183 masa për shkelje

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 183 masa për shkelje, mes të cilave për drejtim të automjetit më shumë se shpejtësia e lejuar 35 sanksione, 44 masa për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve, 15 sanksione për drejtim të automjetit pa patent shoferi, kumtoi MPB-ja.

Janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit, tre sanksione për shofer fillestar, dy masa për fole të vendosura në xhama (xhama të errësuar), 11 për automjetet teknikisht të parregullta, nëntë sanksione për shkelje që i bëjnë këmbësorët, 35 për parkim të parregullt.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë pale qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion që ta rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksin MPB-ja.