Pa zgjidhje që mbron gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk do të ketë marrëveshje me Bullgarinë, porositi Mariçiqi
Shkup, 26 shkurt – Kërkojmë një zgjidhje që nuk do ta rrezikojmë statusin e gjuhës sonë dhe do t’ia dalim. Nëse nuk biem dakord rreth kësaj çështje, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi për Radion e Maqedonisë.
Ai shtoi se Qeveria me kujdes po u afrohet negociatave dhe udhëhiqet sipas Rezolutës të miratuar nga të gjitha partitë në Kuvend.
“Bullgari mund të përpiqet t’i hapë çështjet e identitetit, por kjo nuk do të thotë se ne do të hynim në bisedime dhe do të pranojmë kompromis. Prandaj insistojmë të gjitha pikat që zgjidhen në paketë, ku do të ketë balancë në kompromise”, shtoi Mariçiqi.
Zëvendëskryeministri tha se për Qeverinë është e papranueshme çdo ndryshim apo plotësim të kornizës negociuese me BE-në për gjuhën maqedonase dhe statusin e saj në Union.
Ai përsëriti se pozicionet në bisedimet me Bullgarinë janë përcaktuar nga Rezoluta në Kuvend, ku Qeverisë i është dhënë detyrë e qartë të përmbahet në mbrojtjen e gjuhës dhe identiteti maqedonas dhe të gjejë një zgjidhje dinjitoze.
Mariçiqi theksoi se për të arritur këtë, por edhe në fillim të negociatave me Bashkimin Evropian duhet të shfrytëzohen këto javë dhe muaj për hapjen dhe përpjekjen për mbylljen e të gjitha temave.
Zëvendëskryeministri deklaroi se anëtarësimi në BE dhe NATO është në interesin tonë, sepse duke funksionuar në ato sisteme të sigurisë dhe zhvillimit të ekonomisë, e përmirësojmë jetën tonë dhe ndihmojmë që qytetarët të qëndrojnë këtu, në vend që të kërkojnë pasaporta nga shtet të tjera për të punuar në BE.
“Gjendja në Ukrainë është një mundësi për BE-në të tregojë interesim dhe lidershpi në Ballkanin Perëndimor. Politika e zgjerimit ka qenë dhe është një adut i fuqishëm për transformimin e shteteve dhe shoqërive. Këtë e pamë me zgjerimin në vitin 2004 kur e gjithë Evropa Lindore hyri në BE”, potencoi Mariçiqi.
Ai shtoi se projekti evropian nuk mund të jetë i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse ne jemi të rrethuar me vendet-anëtare të BE-së dhe jemi në qendër të BE-së.
Zëvendëskryeministri tha se duhet të shfrytëzohet mundësia dhe të tregohet se këto vende i përkasin BE-së, që të mos parashtrohen pyetje për alternativa. Ai theksoi se gjatë diskutimit për raportin e vitit të kaluar të Komisionit Evropian ka qenë i befasuar se në të gjitha klasterët për negociata jemi ose më të suksesshëm apo në një nivel të barabartë me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë dhjetë vjet negociojnë me BE-në. Mariçiqi shtoi se nëse i fillojmë negociatat tani, do të mundet më mirë të përparojmë dhe më shpejt të hapim dhe mbyllim kapituj sepse kemi një pozicion të mirë fillestar.

