SHP i ARM-së është distancuar nga opinionet e pjesëtarëve aktualë dhe të mëparshëm për situatën në Ukrainë

Shkup, 25 shkurt – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë sot pasdite përmes kumtesës është distancuar nga qëndrimet dhe mendimet e pjesëtarëve aktualë dhe të mëparshëm të dhënë në paraqitjet dhe intervistat në media.

“Interpretimet dhe pikëpamjet e shprehura prej tyre në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë, nuk korrespondojnë me pikëpamjet zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm, i cili si organi më i lartë në Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s qëndron zyrtarisht pas pikëpamjeve dhe vendimeve të institucioneve shtetërore që janë kompetente për të marrë vendime për këtë çështje”, theksohet në kumtesën.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së sqarojnë se në përputhje me kompetencat ligjore dhe pozitën hierarkike të institucioneve shtetërore në sistemin e mbrojtjes, si organi më i lartë profesional në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë për obligim organizimin, përgatitjen dhe komandimin me Ushtrinë , bazuar në vendimet nga ana e institucioneve kompetente shtetërore për sistemin e mbrojtjes.

“Në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore aktuale, rregulloret dhe rregullat në Ushtri është rregulluar se kush dhe në çfarë mënyre i shpreh qëndrimet zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm, të cilat si anëtare me të drejta të plota të NATO-s i zbatojmë në vazhdimësi.