Trençevska realizoi takim me përfaqësues të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë
Shkup, 25 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë.
Siç informojnë nga Ministria, në takim kanë biseduar për dialogun e suksesshëm në Këshillin Ekonomiko-Social në kontekst të rritjes së pagës minimale në 18.000 denarë.
Kryetari i Konfederatës së Biznesit Mile Boshkovi, e ka informuar ministren Trenpevskën për nevojën e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie pune, në pjesën e orarit fleksibël të punës, që do të jetë edhe hapi i parë drejt vendosjes së marrëveshjes kolektive.
Ministrja theksoi se zgjidhja e re ligjore me të cilën rregullohen marrëdhëniet e punës mes punëtorëve dhe punëdhënësve është rezultat i dialogut me të gjitha palët e prekura.
Sipas Boshkovit, dialogu social i Këshillit Ekonomiko-Social seriozisht është përmirësuar, sepse dëgjohet edhe zëri i komunitetit të biznesit, që sipas tij ka nevojë nga disa lehtësime tatimore. Ai theksoi se me pranimin e masës për subvencionimin e kontributeve të pagave të pothuajse 15.200 punëtorëve, Qeveria është treguar e hapur për bashkëpunim me sektorin e biznesit që e inkurajon sektorin e biznesit në mbledhjen e ardhshme të KES-it të dalë me propozim – masa për tejkalimin e krizës energjetike.
Boshkovi ministres Trençevska i ka dhuruar Plaketë për bashkëpunim të suksesshëm mes Konfederatës së Biznesit dhe MPPS-së.

