Kontrolli i brendshëm në MPB parashtroi dy kallëzime penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shkup, 25 shkurt – Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së parashtroi kallëzim penal kundër H.A. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 1 të Kodit penal dhe kundër D.A. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v të Kodit Penal, informojnë nga MPB.

“I denoncuari i parë H.A., i punësuar në Seksionin e për Çështje Administrative Kumanovë, në dhjetor 2021 ka pranuar dhe ka miratuar dhënien e patentë shoferit dhe në fushën e paraparë nuk i ka vënë tri sanksione kundërvajtëse ”ndalesë për drejtimin e automjetit”, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 18 muajve, të cilat më herët i janë shqiptuar parashtruesit”, kumtuan nga MPB.

I denoncuari i dytë D.A., i punësuar në Seksionin për Çështje Administrative Kumanovë, me lëshim të mbikqyrjes të obligueshme ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në realizimin e autorizimeve dhe detyrave të tija.

“Dy personave nga Kumanova iu ka mundësuar të kryejnë detyra të punës në Seksionin e Çështjeve Administrative në Kumanovë pas skadimit të afatit për vendim të cilin e kanë poseduar, i cili nuk iu është vazhduar”, shtojnë nga MPB.

Departamenti për Kontrollit të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ka ngritur iniciativë për fillimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore kundër dy të punësuarve.