Pjesërisht pranohen dëshmitë shtesë në rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Shkup, 25 shkurt – Këshilli gjyqësor në rastin “Lidhja ndërkombëtare” pjesërisht i pranoi propozimet e palëve për plotësimin e procedurës dëshmuese.

Prokuroria në këtë fazë kërkoi nga gjykata të mos i pranojë propozimet e të akuzuarve me justifikimin se të njëjtët paraprakisht janë liruar.

E akuzuara Frosina Remenski në seancën paraprake propozoi dëshmi të reja materiale të cilat ajo i lidh me, sipas saj, bastisjen e paligjshme në shtëpinë e saj nga ana e policisë. Derisa, i akuzuari i parë Bojan Jovanovski, propozoi si dëshmi të prezantohen më shumë komunikime mes tij dhe ish-funksionarëve në pushtet nga aplikacioni uatsap.

Përveç Bojan Jovanovski, të akuzuar në këtë rast janë edhe ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenska, Mile Jovanovski (babai i Bokit) dhe Jasna Mandiq Ercegoviq. Jovanovski akuzohet për “mashtrim dhe pastrim parash”, Remenski për “ndihmë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash”, ndërsa Mile Jovanovski akuzohet për “ndihmë në pastrim parash” dhe për “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paligjshëm me armë”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”.